E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luljeta Gashi, një karrierë e suksesshme në Gjermani

Gjermani, 11 shtator, NOA – Nga Asllan Dibrani/ Mjeke specialiste, përkthyese, artiste dhe veprimtare e për çështjen e Kosovës. Luljeta Gashi ka një karrierë të suksesshme në Gjermani. Por ai arriti vajza nga Kosova të integrohej në rregullat e shoqërisë gjermane dhe të ishte një mjeke e suksesshme. Në një intervistë, ajo rrëfe përvojën e saj, por edhe mënyrën sesi e sheh të ardhmen e Kosovës dhe çfarë duhet të bëhet që shoqëria shqiptare të përshtatet më mirë me vlerat e Europës.

Arsyet e emigrimit në Gjermani?
Arsyet e emigrimit konsistojnë në situatën politike të viteve 90-ta, kushtet e vështira te jetesës, e ne rastin konkret të pamundësisë së shkollimit universitar ne bodrumet e Prishtinës.
Pas përfundimit të studimeve në Tubingen, a u përballët me probleme punësimi, dhe ku vazhduat profesionin si mjeke ta ushtroni, në cilat klinika dhe spitale?
Si në shumicën e shteteve evropiane, ashtu edhe ne Gjermani, ushtrimi i profesionit si mjeke ka patur sfidat e saja. Falë përvojës paraprake në Kosovë në lëmin e mjekësisë si dhe angazhimeve fillestare (ne vitet e para pas diplomimit) si stazhiere (mjeke me stazh) në spitalin prestigjioz “Marien Hospital” në Shtutgard në drejtimin e internos në kuadër të cilit janë përfshi praktika në gastroenterologji, onkologji me stacionet palliative, si dhe disa muaj ne stacionin për pagjumësi, dhe pas vlerësimeve të performacës pata fatin te angazhohem në “Kliniken e Boeblingenit” në drejtimin e rehabilitimit pas sëmundjeve te rënda. Për tu angazhuar me pas në (Klinikat e Nuertiengenit dhe te Leonbergut ne drejtimin e kirurgjisë se përgjithshme, asaj viscerale dhe traumatologjike në periudhe kohore mbi dy vjeçare). Përvoja ne drejtimin e kirurgjisë, vlerësohet të këtë qenë njëherazi edhe periudha me e vështirë dhe sfiduese në gjithë procesin e specializimit, për vetë faktin qe si e tillë në të shumtën e rasteve i është referuar fazës së fundit në trajtimin e sëmundjeve të pazbuluara në fazën fillestare, e cila është edhe fazë me e rëndësishme në gjithë procesin e trajtimit të sëmundjes.
Pas angazhimeve të sipër cekura, gjate periudhës së specializimit, kam patur rastin të punoj gjithashtu dhe ne dy ordinanca private për dy vite, vite këto përmbyllëse të periudhës së specializimit. Gjatë kohës në fjalë dhe përvojës se fituar vendosa te specializoj në mjekësi të përgjithshme, për arsyen qe si mjek i përgjithshëm ke mundësi qe te përcjellësh gjendjen e pacienteve, qe në fazat e hershme të sëmundjeve si dhe diagnostifikimin e qëlluar të tyre, shërimin dhe parandalimin e sëmundjeve, përkatësisht kalimin e tyre ne sëmundje kronike, respektivisht sëmundje te pashërueshme.
Ju përmendet edhe operacionet kirurgjike, cilat operacione i keni kryer dhe cilat i ke bërë ma me ëndje dhe për cilat sëmundje, ne cilat operacione theksuat se keni mbetur deri ne orët e vona te natës duke qene shumë operacion serioz për jetën ?
Detyrë e pothuajse e secilit mjek është qe ti përgjigjet profesionalisht çdo situate që paraqitet në emergjencë, e të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë ne sallën e operacionit. Në klinikat universitare, kryhen te gjitha operacionet duke filluar nga operacionet ma të thjeshta dhe te shkurtra ne kohë e deri te ato me te komplikuarat si psh. (Kausch-Ëhippel, anaurismat e aortes, ileuset, operimin e shume Tumoreve ne organet e Abdomenit si dhe të gjëndrës thyreoide, operacionet elektive gjithashtu me mënyra konvencionale dhe shumë ma të preferuar atë me laparoskop e qe zgjasin me orë të tëra). Me përkushtim profesional i kam punuar te gjitha operacionet, ndërkaq satisfaksioni personal ka qenë në rastet kur pacientët në gjendje komatoze dhe pa shpresa jete, kanë mbijetuar.
Sa jeni ju e kënaqur me integrimin në Gjermani dhe trajtimin nga ana e kolegëve tuaj gjerman në klinikat ku ju keni punuar deri me tash?
Nga përvojat e përmendura me lartë, mund të themi me bindje të plotë qe kam patur kënaqësinë dhe nderin të jemi në mesin e kolegëve gjerman dhe te nacionaliteteve tjera, të trajtohem si kolege e nivelit të njëjtë profesional, pa dallime gjinie dhe nacionaliteteti.
Po si arritët qe ju të pavarësoheni dhe ta hapni ordinancën tuaj ku po shihet se keni edhe personel tjerë te punës. Kush janë këto se me sa pame ishin të gjitha të gjinisë femërore, si janë raportet e juaja me to ?
Puna dhe përkushtimi i plotë, kanë qenë parakushtet e suksesit tim profesional qe se fundmi është kurorëzuar me pavarësimin përkatësisht hapjen e ordinancës private. Me këtë rast vlen përmendur edhe inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të familjes, shoqërisë dhe vendit ku jetoj. Puna e përditshme në ordinancën private realizohet me punën e pakursyer të stafit mbështetës si dhe kolegës qe gjendet në vitin e fundit para pensionimit, me te cilat kam raporte të mrekullueshme profesionale dhe njerëzore.
A vërehet ndonjë sinjal negativ qe ju jeni shqiptare, që fatkeqësisht ne shqiptarët kemi lëne përshtypje të keqe të populli mik gjerman, me disa veprime personale ku shpeshherë shtypi gjerman i përgjithëson si Kosova albanashqiptarë të Kosovës?
Rastet e tilla të veprimeve personale jo të hijshme, konsideroj që janë raste individuale dhe të izoluara, që si të tilla duhet trajtuar ndaras nga komuniteti që i takojnë, e jo ti atribuohen gjithë komunitetit siç ka ndodhur me disa media, ndonëse personalisht kam vërejtjet dhe njëherazi apeloj ne zvogëlimin e rasteve të tilla qe nuk i bëjnë nder popullit tonë, pikërisht ne këto rrethana të ndjeshme politike e shoqërore qe po kalon vendi ynë.
Sa janë të kënaqur pacientët me shërbimin dhe ndihmën që ju ofroni?
Ngritja e numrit te pacienteve është indikatori me i mirë për efikasitetin e shërbimeve të ofruara, për cilat përkujdesemi në vazhdimësi, të jenë në nivelin e duhur profesional. Gjithashtu jam e lumtur kur dëgjoj qe dhe pacientet janë te kënaqur, pasi qe kjo mbetet edhe dëshmia me e mirë për suksesin tim.
A mund të na e bëni një krahasim shërbimeve mjekësore te Kosovës me ato te Gjermanisë, dhe a keni pasur ndonjë bashkëpunim me mjekësinë kosovare opinioni i juaj ju lutem?
Gjatë kohës se studimeve kam pasur mundësinë të jam për disa muaj në praktikë në “Kliniken Gjinekologjike” dhe” Kliniken e Kirurgjisë” në Prishtinë, pata rastin të punojë me kolegë të mrekullishëm, ndonëse me mjete modeste dhe në kushte jo të përshtatshme, kanë kryer operacione të komplikuara me sukses të jashtëzakonshëm dhe jo të besueshme për kushtet e punës qe kishin.
Sa është qytetari i Kosovës i siguruar në spitalet e Kosovës, edhe pse ka ekip të mirë të mjekëve, mungojnë kushtet dhe shumë shpesh shohim kronika televizive, që pacientë të ndryshëm kërkojnë shërim jashtë Kosovës. Deri kur do të jetë kështu. A zbatohet në Kosovë etika e mjekut sa duhet tek pacienti pasi thatë se ju paskeni punuar atje një kohë si praktikante ?
Gjithashtu dua të theksoj, që fatkeqësisht kam qenë dëshmitare edhe e rasteve kur për shërbime te caktuara shëndetësore, pacientët janë detyruar të paguajnë mito, praktika këto qe janë kundër etikës profesionale të mjekut dhe qe si të tilla, vazhdojnë fatkeqësisht të jenë edhe sot prezente, krahas parregullsive të shumta qe janë evidente në fushën e mjekësisë, siç është rasti edhe i mungesës se sigurimeve shëndetësore, parakusht ky për një shoqëri të shëndoshë dhe një shtet aspirues për Bashkimin Evropian. Përmirësimi i situatës aktuale vlerësoj se mund të arrihet me një qasje tjetër dhe përkushtim institucional për ndryshime dhe reforma substanciale ne fushën e mjekësisë nga qarqet institucionale. Sa i përket bashkëpunimit me mjekësinë kosovare, gjithmonë ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistojnë gatishmëria për asistencë dhe shkëmbim përvojash.<

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›