Rruga për Veri

Autoritetet e Prishtinës dhe prania ndërkombëtare në vend janë afër finalizimit të një plani operativ për rikthimin e kontrollit doganor dhe policor në pikat kufitare në veri - konform marrëveshjes së arritur ditë më parë në Bruksel për heqjen e embargos tregtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Plani është hartuar nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe ai është pranuar në parim nga përfaqësues të EULEX’it, KFOR’it, Bashkimit Europian dhe Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.
Burime të Express, të afërta me akterët kryesorë në këtë proces, kanë thënë se plani parasheh që komandën doganore dhe policore ta marrin autoritet kosovare, derisa pjesa operative të bie mbi EULEX’in.
“Kjo do të thotë se doganierët e EULEX’it merren me procedurat e doganimit të mallit, derisa eprorë të tyre janë doganierët e Kosovës”, ka treguar një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti për Express, të shtunën.
Sipas tij, ngjashëm veprohet edhe në rastin e policisë.
“Ky plan duhet të zbatohet prej datës 16 shtator”, ka treguar burimi i gazetës.
Sipas tij, fillimisht doganierët dhe policët do të vendosen në Pikën 31, derisa në Pikën 1 do të vendosen pasi që të krijohet infrastruktura e nevojshme. Siç dihet, Pika 1 është djegur nga banda serbe në fund të korrikut.
“Ndërkohë, KFOR’i, në bazë të kësaj marrëveshjeje, do të patrullojë dhe kontrollojë rrugët alternative mes Kosovës dhe Serbisë”, ka treguar burimi i gazetës.
Cfare thote Ministri Bajram Rexhepi per kete plan, e cfare thote Borko Stefanovic?
Lexojeni ne numrin e sotshem te Gazetes Express.