Shkodër, kandidati i PD, Lorenc Luka thellon diferencën ndaj rivalit të tij Uruçi
Deri mbrëmë në mesnatë, diferenca mes dy kandidatëve ka shkuar në 3 212 vota
Ka shkuar në plus 3 212 numri i votave që kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lorenc Luka, ka regjistruar në favorin e tij në garën që po zhvillon për bashkinë e Shkodrës përballë përfaqësuesit të koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Genc Uruçi. Kryetari i KZAZ-së nr. 40-të, Zamir Llazani, tha për mediat se nga 95 qendra votimi të bashkisë, janë numëruar 36 të tilla, ndërkohë që kanë mbetur për t’u numëruar edhe 67 të tjera. Në kutitë e numëruara deri tani kryebashkiaku aktual i Shkodrës, Lorenc Luka, që kandidon për një mandat të dytë, ka grumbulluar 7946 vota, ndërkohë që kandidati tjetër rival, Genc Uruçi i PS-së, ka vetëm 4684 vota, me një diference prej 3 212 vota më tepër në favor të Lukës. Procesi i numërimit të votave po ndiqet së afërmi jo vetëm nga dy kandidatët rivalë, Luka dhe Uruçi, por edhe stafet e tyre elektorale, përfshirë edhe deputetët e qarkut të Shkodrës të të dy krahëve.