Përfundon numërimi në Korçë, fiton Niko Peleshi
Ka përfunduar numërimi i votave për bashkinë e Korçës ku është shpallur fitues kandidati i “aleancës për të ardhmen” Niko Peleshi.
Kështu Niko Peleshi rikonfirmohet edhe njëherë si kryetar I Bashkisë së Korçës edhe për 4 të tjera duke marrë kështu mandatin e tij të dytë.
Kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Niko Peleshi mori 16385 vota kundrejt kandidati “aleanca për qytetarin” Andrea Mano i cili ka marrë 14176 vota
Ndërkohë vijon numërimi i votave edhe në Elbasan dhe Durrës ku deri më tani kryesojnë kandiatët e PS-së, ndërsa në Shkodër kryeson bindshëm kandidati i djathtë.