Lulzim Basha: Të ndalim armët që qëllojnë e vrasin policë
“Një vit më parë humbën 4 oficerë policie, por dhimbja e madhe na jep forca për të vazhduar më tej në rrugën e sakrificës dhe vendosjes së ligjit, për të bërë që arma e atyre që guxojnë kundër forcave të policisë të mos qëllojë më”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë ceremonisë së e përkujtimit të 4 oficerëve të policisë, të vrarë një vit më parë gjatë aksionit për kapjen e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti. “4 policët e vrarë janë një shembull frymëzues që na kujton betimin e madh të uniformës së Policisë së Shtetit për të mbrojtur ligjin”, tha në fjalën e tij Basha. Ai shtoi më tej se 4 policët e vrarë ishin më të mirët e Policisë së Shtetit dhe se ata do të jenë gjithmonë në zemrat tona. “Policia përballet çdo ditë me vështirësi, - tha më tej ai, - por ne nuk do ndalim përpjekjet për të ndalur çdokënd që godet ndaj saj”. Ceremonia e përkujtimit të tyre u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, aty ku edhe shumë qytetarë e familjarë të të ndjerëve, kanë qenë të pranishëm gjatë ceremonisë së zhvilluar.
...