INSTAT konfirmon triumfin e prodhimit vendas – ulen me 8 përqind çmimet e zarzavateve dhe prodhimeve të tjera ushqimore
Publikohen rezultatet e studimit të INSTAT, lidhur me indeksin e çmimeve për muajin korrik dhe krasaimet me muajin qershor apo me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
çmimet e konsumit, në muajin korrik krahasuar me një muaj më parë shënuan ulje prej 0.5%. Ndryshimi vjetor i çmimeve është 3.4%
Gusht 09-2010: çmimet e konsumit në muajin Korrik shënuan një ulje prej 0.5 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm (Qershor 2010). Ndryshimi vjetor i IçK-së në muajin Korrik (Korrik-2010/ Korrik-2009) është 3.4 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.2 përqind.
• Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një ulje prej 1.3 përqind. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 8.2 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Ulje të çmimeve pati dhe në disa nëngrupe të tjera të grupit ”Ushqime dhe pije jo alkolike” si “fruta” 3.3 përqind; ”peshk” 0.6 përqind”; ”qumësht djath e vezë’ 0.2 përqind etj.
• Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1 përqind, brenda të cilit çmimet e këpucëve shënuan një ulje prej 0.2 përqind.
• Indeksi i grupit ”Shëndeti” shënoi një rritje prej 0.2 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve të shërbimeve mjeksore me 0.2 përqind dhe medikamenteve me 0.1 përqind.
• Gjatë këtij muaji çmimet e karburantit pësuan një rritje të lehtë krahasuar me muajin e mëparshëm dhe konkretisht:
• çmimi i naftës u rrit me 0.1 përqind dhe
• çmimi i benzinës u rrit me 0.2 përqind.
Shënim. Në publikimin e radhës janë përfshirë ndikimi i tarifave të shërbimeve shëndetësore që nga muaji Tetor 2009. Në ndryshimin vjetor të indeksit grupi ku përfshihet energjia elektrike ka një ndikim prej 0.4 përqind tarifat shëndetësore 0.2 përqind.
...