E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha heshtjen zgjedhore, kalon ditën pranë familjes

08-05-2011 / Gazeta 55

Kandidati demokrat shfrytëzoi ditën e djeshme për të qëndruar nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Aurela dhe vajzës Dafina
 
Lulzim Basha respektoi dje heshtjen zgjedhore duke hequr dorë nga çdo aktivitet politik.
Kandidati i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka zgjedhur të kalojë minuta të qeta me familjen e tij, përmes një shëtitje nën ajrin e freskët të kodrave të Liqenit artificial.
Nën shoqërinë e bashkëshortes Aurela dhe vajzës Dafina, Basha kaloi ditën me familjen e tij, duke respektuar kështu edhe heshtjen zgjedhore, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor. Basha ka përfituar nga një ditë pushimi, pas më shumë se 6 javësh fushatë intensive në qytetin e Tiranës.
Lulzim Basha garon në zgjedhjet e sotme për kryetar të bashkisë së Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›