Bizneset e vogla: Jemi në prag të falimentimit
18/11/2009 Korçë, sipas shoqatës se biznesmenëve informaliteti shkon nga 50 – 80 për qind
KORÇE- Biznesi i vogël çdo ditë e më shumë po shkon drejt falimentit. Ndërsa konkurrenca e pandershme ka mbërritur në lulëzimin e saj, biznesi i ndershëm vuan asfiksinë e veprimtarisë së vet. Frymëmarrja e këtij të fundit po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Informaliteti, veçanërisht në qytetin e Korçës, po bëhet mbizotërues, por një gjë e tillë shtrihet edhe në rrethe të tjera të këtij rajoni.
Konkurrenca e paligjshme
Rreth 50- 80% e biznesit të vogël punon pa qenë i licencuar dhe pa iu përgjigjur detyrimeve financiare, taksave dhe tatimeve. Ndërkohë nga ana e bashkisë së qytetit vijohet me një heshtje të plotë, pa marrë parasysh protestat e njëpasnjëshme të shoqatës së biznesit të vogël. Ndërkohë, duket se për të mbuluar këtë situatë jo normale të funksionimit të subjekteve private, pushtetarët lokalë marrin pjesë në protesta për autonominë lokale, në një kohë kur mbajnë qëndrim ironik e shpërfillës për qindra biznese që rrezikojnë seriozisht ushtrimin e aktivitetit të tyre, dhe kjo vetëm për faj të administratorëve të pushtetit lokal, por dhe të drejtuesve të tyre. Të gjitha këto janë deklaruar nga kryetari i shoqatës së biznesit të vogël për rajonin e Korçës, Albert Nasto. Sipas tij, aktualisht biznesi i vogël që operon në qytetin e Korçës dhe më gjerë se kaq, ka filluar të ndihet i rrënuar, i indinjuar dhe i shpërfillur nga drejtuesit e njësive të pushtetit vendor. Gjatë viteve të fundit është lejuar që informaliteti të marrë përmasa të tejskajshme. Nasto bëri të ditur gjithashtu se informaliteti shkon deri në masën 50%, por në disa aktivitete të veçanta përmasat e tij kanë zaptuar 80% të biznesit të vogël. Tolerimi i informalitetit në këto përmasa duket sikur përcjellë mesazhin: ai që punon me ndershmëri është i destinuar të falimentojë, ndërsa ai që ushtron aktivitetin e vet përmes rrugëve joligjore ka privilegjin të jetë fitues. Megjithatë, shtoi Nasto, ende nuk dihet se kur do të kemi një përmirësim të situatës, sepse protestat e biznesit të vogël nuk sollën ndonjë ndryshim të dukshëm, por sigurisht që do të vijojmë me protesta të tjera. Anormaliteti i kësaj situate duket qartë edhe te pjesëmarrja e pushtetarëve vendorë për autonominë lokale, ndërsa nuk bëjnë asnjë përpjekje për të licencuar bizneset e palicencuara, çka do të thotë se një veprim i tillë do të sillte më shumë të ardhura për njësitë e qeverisjes vendore. Mesa duket protestat më të fundit të vetë pushtetarëve kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen nga problemet e biznesit të vogël që tashmë ndodhet në prag të falimentit. Sigurisht më pas këto biznese mund të kthehen vërtetë në një problem të madh. Ekzistojnë të gjitha gjasat që të ndodhë kështu, sepse kur 80% e biznesit të vogël nuk paguan, atëherë gjithkush mund ta kuptojë se në çfarë gjendje mund të jenë 20% e bizneseve që u përgjigjen të gjitha detyrimeve.