Lulzim Basha në Elbasan premton se në katër vitet e ardhshme nuk do të ketë rrugë të paasfaltuara

Rama të çohet e të shohë si ndryshon e gjithë Shqipëria
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha si dhe kandidati për deputet për qarkun e Elbasanit, gjatë takimeve të tij elektorale në komunat Shezë, Gjinar dhe në Belsh, ka premtuar se gjatë mandatit të dytë nuk do të ketë asnjë rrugë të pa asfaltuar, dhe asnjë ujësjellës pa përfunduar. Pasi ka inauguruar fillimin e punimeve e aksit Pajovë – Belsh, me një vlerë prej 3.5 miliardë lekë, dhenë nga buxheti i shtetit, Basha i bëri thirrje nga Sheza zotit Rama, që të çohet e të shohë se si ndryshon Sheza, Peqini, dhe e gjithë Shqipëria, dhe jo të kërkojë të ndërrojë karrigen e kryebashkiakut me atë të kryeministrit vetëm për interesa personale korruptive
...