E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesor Selman Riza - shkencëtari i persekutuar nga dy shtete

Dy regjime kundër intelektualit të shquar Selman Riza (1909-1988). I përndjekur gati njësoj si nga serbët në Jugosllavi, ashtu edhe nga pushtetarët komunistë në Shqipëri. Figurë e papërsëritshme, studiues i palodhur, ndër të paktët e atij niveli për të cilët ky vend ka pasur aq nevojë, por që për rrethana të ndryshme nuk ka ditur kurrë t’i mbajë siç ato e meritonin. 

Si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë, regjimi i Enver Hoxhës ia dorëzoi jugosllavëve, të cilët e dorëzuan këtu „një dorë njeri“, pa menduar se ai njeri i mrekullueshëm do të mund të jetonte.

Kur ai dorëzohet nga jugosllavët, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu i dërgon një raport të përgjithshëm Enver Hoxhës. Parë në pikëpamjen e interesit të ndaj çdo materiali historik, botojmë sot, pikërisht raportin në fjalë, për të dhënë në një aspekt tjetër si trajtoheshin të tilla problematike në udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë

13 vjeç në Shqipëri

Qysh në moshën 13 vjeçare në vitin 1922 Selman Riza kapërceu kufirin shqiptaro-jugosllav dhe brenda 6 vjetësh mbaroi shumë mirë 9 klasat e Liceut të Korçës. Jo vetëm kaq por brenda 3 vjetësh kreu në Francë përnjëherësh fakultetet e Letërsisë dhe të Drejtësisë. 

Profesor në Korçë

Si profesor bashkë me kolegë të tjerë të tij ai priti me urrejtje pushtimin fashist të Shqipërisë dhe duke organizuar me ta protesta e demonstrata me studentët. Për këtë shkak atë e internuan në Ventotene të Italisë. 

Përfaqësues i inteligjencës kosovare

Në vitet 1942-1943 veproi në Kosovë si përfaqësues i inteligjencies shqiptare në luftë kundër fashizmit dhe kundër rrezikut të rikthimit të pushtimit serb në Kosovë. Profesor Riza në dhjetor të vitit 1943 botoi një trakt me një përmbajtje programatike, në thelb të të cilit ishte lufta për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjerë nën Jugosllavi me popullin e me shtetin shqiptar. Madje ai përgatiti për botim një punim prej 2 mijë faqesh me titullin „dokumentar i kundërtezës Shqiptare“, për të rrëzuar tezën serbomadhe rreth mëtimeve nacionale në Kosovë. Në Tiranë do të botohej vepra e tij „Tri monografina albanologjike“.

Në çështjen e Dhimitër Fallos 

Emri i Selman Rizës do të përmendej edhe në të ashtuquajturën „çështje të Dhimitër Fallos“, e ndodhu më 31 korrik 1944, kur forcat komuniste vranë veprimtarin ballist Dhimitër Fallo i cili me një letër të Mit’hat Frashëri ishte nisur për në Greqi për të arritur marrëveshje me forcat antikomuniste greke (AQSH, F.559, V.1939 – 1942, D.12, fleta 235). Sipas letrës, Fallos do t’i bashkohej Koço Tasi në emër të Ballit Kombëtar, Xhavit Leskoviku në emër të qeverisë, Kostaq Kotta në emër të zogistëve dhe Selman Riza në emër të Kosovës. Mit’hat Frashëri shkruan se autorizohej Fallo të nënshkruante në emër të forcës së tij politike ku do të vendosej çështja federative pas lufte, njohja e sovranitetit të të dy palëve sipas kufirit të 1939-s, aleancë mbrojtëse, traktate të ngushta ekonomike, përpjekje për lidhjen e një aleance greko – turko – shqiptare, në të cilën rolin drejtues të komandës ushtarake do ta kishin grekët. Po ashtu në konferencën e paqes të dy palët do të përkrahnin njeri – tjetrin, ndërsa Greqia do të mbështeste rivendikimet shqiptare ndaj Dibrës e Kosovës përballë rrezikut sllav dhe se kjo do të ishte një mjet afrimi dhe jo largimi midis të dy vendeve (AQSH, F.35, V.1944, D.8, fleta 2 – 3) Tiranë – Beograd në një vijë

Përndjekje e dyfishtë

Për t’i shpëtuar ndjekjes serbe në Kosovë, profesor Riza u kthye në Tiranë, ku banoi në shtëpinë e Safet Butkës. Por e arrestuan dhe ia dorëzuan jugosllavëve. Në janar të vitit 1948 komunistët e Shqipërisë ia dorëzuan përsëri S. Rizën Jugosllavisë. Ai u burgos në Prishtinë deri më 1951. Studiuesi Uran Butka shkruan në një studim të tij se Riza do të vdiste aty, po të mos ishte sëmurur nga skorbuti dhe, pothuajse pa shpresa, kockë e lëkurë e nxorën nga burgu për ta internuar në Sarajevë. Por Selman Riza mbijetoi. Kur në dhjetor të vitit 1955 jugosllavët i kërkuan të bënte shtetësinë jugosllave, por ai nuk pranoi, duke këmbëngulur të kthehej në Shqipëri, ku kishte familjen, të cilën komunistët e kishin përndjekur nga Tirana dhe e kishin internuar në Sukth.

Duke qenë punonjës shkencor në Institutin e Historisë e Gjuhësisë, Selman Riza shkroi punimet më të rëndësishme, që u përmblodhën nga studiuesit kosovarë në botimin „Studime albanistike I“ në Prishtinë, 1979 si dhe dy volumet e para të veprës së plotë të tij.

Punimet e S. Rizës si „Nyjet e shqipes“, „Pronorët e shqipes“ etj., ishin të papërsëritshme,

Por jo pak u luftua ai edhe në Institutin i Gjuhës në Tiranë jo vetëm nga mbështetësit e bindur të regjimit por edhe të paaftët e atij regjimi që nuk ishin të paktë në numër. Selman Riza u internua në Berat, duke u mënjanuar nga jeta shkencore, duke përfunduar në muzeun e Beratit, i survejuar dhe i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Asgjë nuk lejua të botohej. Në  vitet e fundit të jetës së tij, profesor Rizën e mundoi sëmundja e rëndë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›