E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i USAID dhe ambasadës britanike: PD, 10 përqind më shumë se PS


Konfirmohet epërsia e thellë e koalicionit të Sali Berishës, por shifrat mund të jenë edhe më të larta, për shkak se vetëm më vonë, Edi Rama e ka bërë të qartë se do të braktiste garën për kryeministër dhe do të mbetej kryetar bashkie. Ekspertë flasin se kjo shifër i garanton PD-së, si forcë e vetme, mazhorancën në Kuvendin e ri


Edhe tek sondazhet më serioze tashmë po konfirmohet se Partia Socialiste nuk po mundet të ndjekë rivalët e vet të PD-së dhe ka humbur trenin e garës, duke reshtur e duke pranuar dështimin. Sipas një sondazhi të kryer më datën 20 maj, nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim dhe Instituti për Studime Publike e Ligjore 43% e shqiptarëve do te votojne Partine Demokratike dhe 33% do te votojne per Partine Socialiste ne diten e zgjedhjeve. Sondazhi ka nje kufi gabimi ne (+/-)3%. Keto dy organizata jofitimprurese jane financuar nga USAID dhe ambasada britanike, por keto dy institucione, edhe pse kanë dhënë fondet dhe kanë çertifikuar vërtetësinë e tij, janë përpjekur që të mos përfshihen në polemika politike, duke deklaruar formalisht se nuk mbajne përgjegjesi mbi rezultatin. Sondazhi eshte kryer duke kontaktuar fizikisht me 997 persona, mbi 18 vjec te pyetur mbi voten e tyre ne 28 qershor. Më 20 Maj, 90% e shqiptarëve në moshë për të votuar, raportojnë se do të votojnë më 28 qershor. Edhe ketu kufiri i gabimit eshte +/-3%. Vetëm 8% e shqiptarëve tregojnë se mund të mos votojnë, kryesisht sepse “ata nuk u besojnë partive politike”. Pjesa tjetër prej 2 % nuk e dine ose refuzojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Rezultati mendohet të jetë disi edhe më i lartë, pasi PS, pas kësaj date është përfshirë në polemika edhe më të rëndësishme për shkak të listës së kontestuar të kandidatëve të saj për deputetë, paraqitjes që linte për të dëshiruar në shumë debate televizive, por edhe për shkak se Edi Rama ka braktisur garën zgjedhore, duke preferuar që të strehohet tek bashkia e Tiranës, me shpresë që të mbajë këtë segment pushteti, paçka se PS-ja duket sheshit se do të pësojë një debacle elektoral.


Megjithatë anketimi duket se ka shtruar për zgjidhje një problem, faktin e pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti. Sondazhi tregon se me 20 Maj, afro 33% e shqiptarëve në nivel kombëtar, të cilët dëshirojnë të votojnë në datën 28 qershor, pohojne se ende nuk zotërojnë dokument identifikimi të vlefshëm për votim. Kufiri i gabimit edhe ne kete rast eshte (+/-) 3 %. Por shifër duket të jetë dukshëm më e ulët, për shkak se shumica e dokumenteve janë shpërndarë pas kësaj date, për personat që ishin në pritje, por edhe për shkak se mbi 600 qendrat e aplikimit tashmë po qendrojnë bosh, çka tregon se tashmë të interesuarit për t’u pajisur me letërnjoftime elektronike e kishin marrë atë, ose kishin aplikuar dhe ishin në pritje për të tërhequr dokumentin.


Diferenca prej 10 përqindësh është një shifër konstante e epërisë së Partisë Demokratike që është konfirmuar edhe nga sondazhet e qendrës “Gani Bobi”, megjithatë, ekspertët e ligjit zgjedhor thonë se kjo diferencë mund të përkthehet sipas marzhit të përfitimeve nga presjet dhjetore të forcave që mbesin jashtë përfaqësimit politik në parlament në një numër mandatesh deputeti që ndoshta e vetme Partia Demokratike mendohet se do t’i kalojë 70 deputetët. Vetë Edi Rama duket se i është bindur realitetit dhe në një deklaratë surprizë të ditës së djeshme, tha se s’bëhet fjalë për shtyrjen e zgjedhjeve, çka të bën të mendosh se “gomonia” e tij shpëtuese do të jetë ndonjë puç statutor brenda partisë, apo edhe ndonjë mosnjohje formale e rezultatit të zgjedhjeve e mosmarrje përsipër e përgjegjësive që i takojnë si lider drejtues i opozitës.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›