E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha starton në Elbasan fushatën për kryetar të PD: Bashkë, më të fortë për sfidën e ardhshme elektorale

06-07-2013 / Gazeta 55

Pasi ka nisur gara për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, kandidati për kryetar i kësaj partie dhe njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka startuar fushatën e tij nga qarku i Elbasanit. “E di që jeni lodhur shumë në këtë fushatë ndaj dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim për mundin dhe punën e të gjithëve ju që keni kontribuar në Partinë Demokratike. Me tunelin që ndërtoi qeveria e Partisë Demokratike, Elbasani po bëhet lagje e Tiranës. Tani ne vijmë nga Tirana në Elbasan për 30 minuta, ky ishte një premtim që ne e bëmë realitet. Në 23 Qershor ne nuk korrëm rezultatin që shpresonim dhe që mendonim se meritonim. Ky moment duhet analizuar dhe ne do të bëjmë një analizë të plotë dhe që nuk do të jetë për të larë duart nga përgjegjësitë dhe as për të bërë koka turku por do të jetë një analizë që t’i shërbejë PD-së të analizojë pjesën e saj të përgjegjësisë, të nxjerrë mësime dhe të dalë më e fortë për sfidën e radhës elektorale”, u shpreh Basha.
“Përgjegjësia fillon nga gjithsecili prej nesh. Kjo është një mundësi për të bashkuar secili prej nesh në këtë familje të madhe. Elementi i parë i reflektimit është që të jemi të gjithë bashkë dhe mos të lejojmë përçarje dhe shpifje që të hyjnë mes nesh. Secili prej nesh duhet të pranojë përgjegjësitë e veta. Kandidatura ime nuk është nisur nga ambicie personale por duke u nisur nga përgjegjësitë dhe ky është një vendim mjaft i vështirë për mua”- tha ai.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›