E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Peci, ambasador jorezident ne Lituani

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, në një audiencë solemne në pallatin presidencial në Vilnius, ia dorëzoi letrat kredenciale shkëlqesisë së saj, Dalia Grybauskaite, Presidente e Republikës së Lituanisë.

Ambasadori Peci i përcolli Presidentes Grybauskaite përshëndetjet e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe e njoftoi atë për progresin e arritur në Republikën e Kosovës.

Edhe Presidentja Grybauskaite i përcolli përshëndetjet e saj për Presidenten Jahjaga, dhe inkurajoi vazhdimin me ritëm të shpejtuar të reformave dhe shprehu mbështetjen e saj për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Peci në fund të audiencës solemne me shkëlqesinë e saj, Dalia Grybauskaite, Presidente e Republikës së Lituanisë theksoi se marrëdhëniet bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikës e Lituanisë janë shumë të rëndësishme, dhe siguroi se do të bëjë çfarë është e mundur brenda kompetencave të tij që këto marrëdhënie të intensifikohen në të ardhmen.

Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentes Grybauskaite, Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Republikën e Lituanisë si mision diplomatik jorezident i akredituar në Vilnius.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›