E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e shqiptarëve shënon fundin politik të Edvinit

Këshilli i Ministrave ka mbështetur aktivitetin politik e profesional të politikanit Lulzim Basha, duke i konfirmuar atij mbështetjen e plotë, por edhe duke shpjeguar se farsa e shpifjeve vjen nga zyra e Edi Ramës, për shkak se ai ka kuptuar se përfundimi i Rrugës Durrës-Prishtinë shënon edhe fundin e tij politik

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje nëpërmjet zëdhënëses Juela Meçani, pas kërkesës së opozitës për dorëheqjen e ministrit Basha. Zëdhënësja e kryeministrit, vuri në dukje se qeveria shqiptare, shprehur vlerësimin dhe krenarinë e saj për projektin e shekullit, që armiqtë dhe kundërshtarët e tij e bllokuan për 8 vite me radhë, garanton qytetarët shqiptarë se ajo ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar totalisht dhe tërësisht e hapur dhe transparente ndaj tyre, ndaj ligjit dhe institucioneve të këtij vendi, në çdo akt, vendim dhe veprim të saj. “Shqipëria është dhe do të mbetet vendi i shtetit ligjor. Këto ditë ministri Basha po përballet me një farsë akuzash politike të armiqve dhe kundërshtarëve të korridorit shqiptar, të cilët shohin fundin e tyre të pashmangshëm politik brenda pak muajve që na ndajnë nga inaugurimi i veprës së shekullit për shqiptarët. Kryeministri dhe qeveria informojnë qytetarët shqiptarë se çdo akt ligjor apo vendim që lidhet me ndërtimin e korridorit rrugor Durrës-Kukës-Morinë është vetëm vendim i Këshillit të Ministrave dhe jo i ndonjë ministri apo zyrtari të veçantë. Ministri Basha në detyrën e ministrit të Punëve Publike, ka zbatuar me transparencë të plotë, me përgjegjshmëri të lartë dhe përkushtim të madh, vullnetin politik të kryeministrit, qeverisë dhe mazhorancës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, si dhe të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave për korridorin shqiptar, të cilat janë marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit”, deklaroi Meçani.
Në vijim, zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani, vlerësoi punën dhe përkushtimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, për kontributin e dhënë në bashkëpunimin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në institucionet Evropiane dhe Euroatlantike.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›