Lunaçek: Dhuna e 14 janarit të hetohet në mënyrë të pavarur
PRISHTINË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek ka kërkuar hetim të pavarur për protestën e 14 janarit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje nën moton ‘ Serbia nuk kalon’,nëpërmjet së cilës u synua bllokoimi i kufijve me Serbinë.
“Do të ishte shumë e rëndësishme sikur të ndodhte një hetim i pavarur në lidhje me atë se si filloi dhuna dhe çfarë force është përdorur nga Policia e Kosovës. Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se është përdorur vetëm gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. Por shumë njerëz janë lënduar dhe mua më vije jashtëzakonisht keq për këtë”,-ka thënë Lunaçek.
Zyrtarja e lartë e Parlemantit Europian i ka bërë thirrje drejtuesve të Vetëvendosjes që të anulojnë protestën e 22 janarit, por, nëse ajo mbahet, ka thënë Lunacek atëherë policia duhet të përdorë vetëm forcë minimale.
(el.me/BalkanWeb)