Berisha: Të shkarkohet nënkryetari i KLD. Spahiu: Kërkesa, antikushtetuese
TIRANË- Kryeministri Berisha deklaroi sot se grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet t'i paraqesë Kuvendit një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu nga posti i tij. Kjo kërkesë sipas kryeministrit të vendit vjen pas abuzimit që ky i fundit bën me ligjin dhe institucionet e drejtësisë.
“Grupi parlamentar i PD-së ka marrë një vendim, ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së. E vërteta është se kjo parti, e nënkryetarit të KLD-së është parti direkte e Kryetarit të KLD-së (Topit), i cili në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, të ligjeve të vendit i ka lejuar vetes që institucionet që iu besuana në përputhje me kushtetutën, të përdoren në mënyrën më të papërgjegjshme për interesa strikte, partiake por do të thosha... duke dhunuar rëndë këto institucione”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha e akuzoi numrin dy të KLD-së se është sharlatan që ka vendosur tek ai institucion, standarte të dyfishta, duke shndërruar institucionet në paticka. “Emrin e ka Kreshnik, po është nje liliput i pavlerë”, ironizoi më tej kryeministri.
Kreu i qeverisë shkoi më tej, duke folur për një lidhje mes të ashtuquajturës parti të Presidentit Topi dhe numrit dy të KLD-së Kreshnik Spahiu me Edi Ramën.
“Nuk mund të lejojmë që dy institucionet më të depolitizuara të vendit të shndërrohen në paticka pse do Edi Rama, se Edi Rama është 100% i sigurtë që këto zgjedhje si fiton dot. (qesh) Se Edi Rama thotë se po të këndoj unë himnin e kreshnikut do ta dëgjojnë edhe më shumë”, tha Berisha më tej.
Spahiu: Kërkesa për shkarkim, antikushtetuese
Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu reagoi pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike.
Në një konferencë për mediat, Spahiu e cilësoi kërkesën për shkarkimin e tij si një goditje ndaj drejtësisë në një kohë kur opinioni publik pret vendime të rëndësisshme nga organet e drejtësisë.
“Iniciativa për të shkarkuar zv/kryetarin e KLD-së vjen në ditën kur gjithë opionini publik i ka sytë tek drejtësia dhe tek çështje të caktuara. Qëllimi në vetvete është të shkëputet vemendja e publikut për t’i dhënë një grusht drejtësisë shqiptare në ditën kur priten vendime të rëndësishme.”- deklaroi Spahiu.
Duke rikujtuar se përplasja e tij me mazhorancën ka ndodhur vite më parë, kur qeveria kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve të Gërdecit, Spahiu nënvizoi se kërkesa për shkarkimin e tij është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjin për funksionimin dhe organizimin e KLD-së.
“Natyrisht që kjo çështje vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për organizimin dhe funksionin e KLD-së që nuk shkarkohet dot nga Kuvendi i Shqipërisë. Nënkryetari emërohet dhe shkarkohet me propozim të Presidentit dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Situata është tërësisht e papranueshme ku hapat dhe vendimet politike godasin njerëzit e drejtësisë dhe institucionet e pavarura. Çlidhje ka qeveria me institucionet e pavarura, çlidhje ka politika me gjyqësorin? Si ka mundësi që në 2012 pushtetet të mbivendosen me njëra-tjetrën?”-vijoi më tej Spahiu.
Ndërkohë nënkryetari i KLD-së nënvizoi se është i hapur për t’u ballafaquar me këdo në komisionin parlamentar që do të ngrihet për këtë çështje.
“Klasës politike pushka top t’i bëhet por ta harrojnë se do t’i hapet krahu ndokujt.”, përfundoi nënkryetari i KLD-së.
(m.Arapi/e.nurcelli/BalkanWeb) Lidhje te tjera 21 janari, Berisha Do ketë hetim për organizatorët 'Spahiu’, Rama: Kërcënimet e Berishës si të Mubarak VIDEO: Berisha në mbledhje grupi PD VIDEO: Spahiu: Kërkesa për shkarkim, antikushtetuese