Gjykata e Lartë: Kreu i LSI, i pafajshëm. Meta: Ligji fitoi mbi krimin
TIRANË- Gjykata e Lartë shpalli sot me unanimitet të plotë kreun e LSI-së, Ilir Meta të pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë të shtetit. Vendimi për pafajësinë e ish-kryeministrit është pritur me eufori nga simpatizantë të shumtë të LSI-së, të cilët priten për rreth 3 orë vendimin në selinë e kësaj partie.
Kolegji Penal i Kryesuar nga Ardian Dvorani vendosi pas 20 seancash gjyqësore të pushojë çështjen ndaj z. Meta. Gjyqtarët Ardian Dvorani, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj, Ardiana Fullani dhe Gani Dizdari kanë qenë të të njëjtit mendim për pafajësinë e Metës. Mendim të veçantë mësohet se ka pasur gjyqtari Ardian Dvorani i cili ndryshe nga kolegët e tij ka qenë dakord me pafajësinë, por ka pasur një arsyetim të ndryshëm, për një vendim paralel.
Sipas vendimit shpenzimet e gjyqit do t’i paguajë shteti shqiptar dhe bëhet fjalë për shifrën e 30 milionë lekëve të reja, shpenzime për pagesën e ekspertëve (shqiptarë dhe të huaj) që verifikuan videon.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, për cështjen vendosi:
1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Meta për akuzën e kryerjes së veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarit të lartë shtetëror ose të të zgjedhurve vendorë e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi fakti nuk provohet se ekziston, bazuar në nenin 288 pika 1 shkronja “a” te Kodit të Procedures Penale.
2. Në bazë të nenit 190 të K.P.P. urdhërohet dorëzimi organit të Prokurorisë të provave materiale vijuese: Orë mikrokamer, kabëll USB, lap-top dhe USB.
3. Shpenzimet procedural penale, duke përfshirë shpërblimin dhe shpenzimet e kryera për aktin e ekspertimit gjatë fazës së shqyrtimit gjyqësor në vlerën 3.592.938, i ngarkohen shtetit.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin fajtor të ish-zv.kryeministrit me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë me akuzën e korrupsionit aktiv, pas transmetimit të video përgjimit të ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish-vartësit të tij Dritan Prifti. Meta u akuzua nga prokuroria pas publikimit të video përgjimit nga ish vartesi i tij Dritan Prifti. Në këtë video të transmetuar janarin e vitit të shkuar evidentohej Ilir Meta dhe Dritan Prifti duke diskutuar për favorizime kompanish për dhënien e koncesioneve të HEC-eve. Përballja e kreut të LSI-së me drejtësinë përfundon këtu, pasi Prokuroria nuk do ketë mundësi të ankimojnë vendimin.
Meta: Ligji e shteti fituan mbi krimin
Kryetari i LSI-së Ilir Meta e cilësoi fitore të shtetit ndaj krimit të organizuar vendimin e Gjykatës së Lartë për shpalljen e pafajësisë së tij.
Në një konference për shtyp nga selia e LSI, Meta theksoi se “gjykata bëri të qartë se në këtë vend e drejta do të fitojë mbi padrejtësinë, mashtrimin, montimin dhe fabrikimin”.
Sipas Metës, vendimi i gjykatës konfirmoi se krimi i organizuar dhe poshtërsitë nuk do të dalin kurrë mbi vlerat morale dhe shtetin ligjor.
"Në këtë vend vlerat morale do të fitojne mbi poshtërsinë dhe pamoralësinë. Ligji dhe shteti do të fitojnë mbi krimin e organizuar, që një vit më parë dënoi me vdekje Ilir Metën dhe LSI-në.”- u shpreh Meta.
Kreu i LSI-së u shpreh se u përball me akuzat si një qytetar i thjeshtë për hir të respektit ndaj shqiptarëve.
“Dua të falenderoj avkokatët e mi të cilët nuk e mbyllën procesin, por i shkuan deri në fund, pas akuzave të bëra nga krimi i organizuar, i cili kërkonte të merrte peng jo vetëm Ilir Metën por edhe institucionet”,- u shpreh Meta.
Meta premtoi se institucionet që janë marrë peng nga krimi i organizuar do c'montohen përmes tranparencës totale.
“Ju jap fjalën që institucionet që janë marrë peng nga krimi i organizuar do t'i c'montojmë përmes transparencës totale, kjo është ajo që kërkojnë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe qytetarët”,- nënvizoi Meta.
Kreu i LSI-së falenderoi mbështetësit dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët sipas tij kanë qenë pjesë e sulmeve dhe presioneve që e vërteta të mos dilte në dritë.
“Ilir Meta është njeri i shtetit, ligji do te sfidojë mbi padrejtësinë se shtetit i do të fitojë mbi krimin e organizuar. E drejta fiton gjithmonë mbi padrejtësinë”,- u shpreh Meta.
Braho: Komedia mbaroi
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, avokati i kreut të LSI-së Spartak Braho e cilësoi përfundimin e procesit si fundin e një komedie. Braho theksoi se të gjithë duhet të respektojmë vendimin e Gjykatës.
“Komedia mbaroi, natyrisht disa do të qeshin e disa do të qajnë.”- deklaroi Braho.
Atmosferë festive në selinë e LSI-së
Mbështetësit e LSI-së janë mbledhur në selinë e partisë për të festuar vendimin e Gjykatë së Lartë, e cila shpalli të pafajshëm kryetarin Ilir Meta. Në selinë e LSI është krijuar një atmosferë festive, ku mbështetësit e Metës po presin daljen e tij në një prononcim për mediat.
Meta pret vendimin ne seline e LSI
Ora: 12:50 Pak para se Gjykata e Lartë të shprehet për vendimin rreth video-përgjimit, Ilri Meta së bashku me përfaqësues të tjerë të LSI ka mbërritur në selinë e LSI. Kreu i LSI hyri në selinë e partisë së tij rreth orës 12:50 minuta, ndërsa Gjykata e Lartë pritet të shprehet pas orës 13.00. Duket se Meta do të presë vendimin rreth tij në selinë e LSI dhe jo në sallën e gjyqit. Në seli janë mbledhur shumë mbështetes së kësaj partie politike, ndërsa atmosfera aty është e qetë.
(el.me/er.nu/BalkanWeb)