E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Qeveria e hapur për dialog

TIRANE- Ripërsëritet ftesa e qeverisë për bashkëpunim me opozitën . Zv.Kryeministri Meta tha sot se mazhoranca është e gatshme për bashkëpunim në bazë të të cilit qëndron shteti ligjor dhe pavarësia e institucioneve. “Dialogu në cdo rast ndërtohet mbi disa parime dhe qëllime të përbashkëta. Mendoj se dialogu në cdo rast i ka të gjitha mundësitë për të qenë i shëndetshëm dhe i sukseshëm, që do të thotë se kur qëndron mbi parime të tilla ku parimi kryesor është padiskutim ai i shtetit ligjor dhe i respektimit të pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve dhe kur qëllimi i përbashkët mbetet përshpejtimi i integrimit europian të vendit sepse kjo për shqiptarët nënkupton cdo gjë, dhe progres ekonomik dhe lëvizjen e lirë dhe standarde më të larta të shërbimeve sociale,padiskutim që është i suksesshëm” theksoi Meta. Numri dy i qeverisë i ka quajtur spekullime deklaratat e kreut të selisë rozë për gjendjen ekonomike në vend. “Nuk është koha për spekulime populiste. Në rast se dikush mendon se mund të përfitojë politikisht përmes spekulimeve të tilla e ka shumë gabim” theksoi zv.kryeministri. Meta ka ftuar përfaqësuesit e opozitës të mos i kundërvihen reformave ekonomike dhe sociale por të përfshihen në hartimin e përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian. “Gjej rastin të ftoj lidershipin e PS dhe forcat e tjera politike opozitare që të përfshihen në këtë proces në mënyrë konstruktive ”. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›