Lunaçek: Angazhim që vizat për Kosovën të hiqen sa më shpejt
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek në një intervistë për Radio Kosovën, ka deklaruar se personalisht do të angazhohet që sa më shpejt edhe Kosova të bëhet pjesë e Listës së bardhë Schengen. Lunaçek, megjithatë, është shprehur se ky proces mund të zgjasë të paktën dy-tre vite.
Ajo shtoi se Traktati i Lisbonës fuqizon rolin e Parlamentit Evropian i cili angazhohet për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Ndërkaq, përsa u përket zgjedhjeve lokale në Kosovë, ajo i ka vlerësuar të suksesshme, por ka kërkuar që gabimet që janë bërë të mos përsëriten më.