Afganistan/ Aide:Refuzimi i ministrave, kthim mbrapa
Kreu i misionit të OKBs-së në Afganistan, Kai Aide e ka përshkruar refuzimin në parlament të ministrave të emëruar nga Karzai si kthim mbrapa. Aide e konsideron si humbje të madhe politike, refuzimin nga ana e deputetëve afganë, të më shumë se dy të tretave të ministrave të propozuar nga presidenti Hamid Karzai.
Duke folur në një konferencë për shtyp kreu i misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Aide tha se kjo paraqiste një pengesë të madhe në përpjekjet për të dalë nga vakumi politik që ka përfshirë Afganistanin.
Në një vend që ka kaq shume sfida dhe probleme, si dhe ka nevojë urgjente për njoftimin e refomave të shumta, kjo situatë është shumë shqetesuese - tha Aide.
Nga 24 ministra të propozuar nga lideri afgan, Hamid Karzai, deputetët afganë kanë miratuar vetëm shtatë prej tyre. Në mesin e të refuzuarve është edhe vetmja grua në listë.