Lunaçek: Limaj të tërhiqet nga imuniteti

Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, erdhi për tri ditë në Kosovë ndërsa heshti deri sot për çështjen e shumëpërfolur të heqjes së imunitetit për deputetët.
Por ajo premtimin e dhënë dje e realizoi sot gjatë një konference për media ku dha propozimet e saja për këtë çështje. Ajo i sugjeroi deputetit Fatmir Limaj dhe gjithë deputetëve të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin qe të tërhiqen nga pozitat e tyre për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve gjyqësore.
Sipas saj, deputetët nuk mund të fshihen prapa imunitetit dhe të thonë se kjo na mbron, pasi siç tha ajo, veprat kriminale janë përgjegjësi individuale e secilit. Lunacek madje ka marr shembull vetën se si do të vepronte në një rast të tillë. Ajo tha se "po të ishte nën hetime do të kërkonte qe t’i hiqet imuniteti, nëse kjo nuk do të ndodhte atëherë do të ofronte vullnetarisht dorëheqje".
Çështja e imunitetit është bërë temë kryesore në mediat vendase. Siç dihet, kryeparlamentari Krasniqi, ka refuzuar një kërkesë të EULEX-it për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, por shefi i EULEX-it Marnach, dje ka thënë se janë të vendosur që të gjejnë zgjidhje në mënyrë që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. (indeksonline)