E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot bllokohen mallrat serbe

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 13:11

Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, konfirmoi se sot do të merret vendimi për masa reciproke ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Sot do të merret vendimi për masat reciproke të plota për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes se Serbisë nga bisedimet, ku kjo e fundit nuk kishte pranuar vulat e doganës së Kosovës”, tha Kusari – Lila, gjatë një konference në Institutin “AAB- Riinvest".

Sipas burimeve nga MTI, vendimi tashmë është nënshkruar nga ministrja dhe do të bëhet publik në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregtinë e lirë CEFTA.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›