Nafta mbi 116 dollarë
Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 11:50
Nafta bruto Brent e Londrës për shtatorin u rrit 20 centë në 116.23 dollarë për fuçi, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve që regjistroi në sesionin e kaluar.
Në mbështetje të një vlere më të lartë të naftës është edhe bindja se në Shtetet e Bashkuara java e kaluar ka regjistruar rënie të stokut të naftës së papërpunuar dhe rënie të stokut të produkteve të saj.