Mesiç: Serbia s'guxon të pengojë bashkëpunimin e të tjerëve me Kosovën
PRISHTINE Serbia nuk guxon të pengojë të tjerët që duan të bashkëpunojnë me Kosovën, ka thënë sot në Prishtinë, ish presidenti kroat, Stipe Mesiç, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ish presidenti kroat shfrytëzoi takimin e sotëm me zotin Thaçi për të bërë thirrje për bashkëpunim më të thellë rajonal.
“Në rajonin tonë, ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin nëse bashkëpunojmë. Serbia mund të mos e njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët që bashkëpunojnë me të. As Gjermania Perëndimore nuk e ka njohur asnjëherë Gjermaninë Lindore, por Gjermania Perëndimore nuk i ka penguar asnjëherë asaj Lindore që të bashkëpunojë me vendet tjera”, ka thënë Mesiç, duke e vënë theksin tek bashkëpunimi ekonomik në radhë të parë, gjë që, sipas tij, do të mundësojë edhe bashkëpunimin në nivelet tjera.
“Për këtë, kemi nevojë për ndihmën e Evropës dhe komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara”, ka thënë Mesiç.
“Nëse një popull dëshiron pavarësinë e vet, shtetin e vet, ai njëkohësisht dëshiron edhe të jetojë më mirë, në mënyrë më të kulturuar dhe më cilësore, por për këtë duhen mjetet. Prandaj, tani është e rëndësishme të zhvillohet ekonomia”, ka thënë ish presidenti kroat, duke bërë thirrje edhe për aktivizimin e resurseve që Kosova ka në këtë rrafsh.
Vizita e ish presidentit kroat për qëllim ka edhe promovimin e librit të tij “Si u shkatërrua Jugosllavia”. Gjatë qëndrimit në Prishtinë zoti Mesiç, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe zëvendëskryeministrin, Behxhet Pacolli, i cili ftoi Mesiç në Kosovë. Nesër ai do të nderohet me titulln “Doctor Honoris Causa” nga universiteti AAB-Riinvest.
(s.g/Rel/balkanWeb)