Vret veten pas zbulimit të sëmundjes, hidhet nga dritarja e spitalit

Pamje ilustruese
Mitrovicë, 20 korrik, NOA Një person ka vendosur ti jap fund jetës duke u hedhur nga godina e spitalit në të cilin ishte shtruar për kurim. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në Spitalin e Mitrovicës, i cili ndodhet në rrugën Andri Dinan në këtë qytet.
Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë raporton se viktima, me kombësi serbe, është gjetur i pajetë nga punonjës të repartit të brendëshmë të spitalit.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se personi është hedhur nga godina. Shtetasi që ka hubur jetën ka qenë i shtruar në këtë spital. Mendohet se vetvrasja është kyer pas mësimit të diagnozës dhe sëmundjes që vuante.
a.k/NOA