E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në zor me veriun

Në vend se t’u ofrojnë siguri të tjerëve, pjesëtarët e EULEX’it janë në hall për vete. Ata në veri të Mitrovicës rrihen e sulmohen dhe nuk u vlen imuniteti që kanë. Analistët e sigurisë besojnë se nëse qasja e EULEX’it nuk ndryshon, ky mision do të dështojë. Por, zyrtarët evropianë për sundimin ligjit shprehen të jenë të qetë. Nga Jeton Musliu më 17 janar 2011 në ora 08:05

Ata për të cilët kosovarët shpresonin se kanë ardhur për të vendosur rend dhe ligj, duket se janë shndërruar vetë në shënjestër të sulmeve.

Pjesëtarët e misionit të EULEX’it, në vend se të përmbushin mandatin e tyre, në pjesën veriore të vendit janë bërë lehtë të lëndueshëm.

Ky mision ka rënë deri në atë shkallë, sa për pjesëtarët e vet që rrihen në veri të Mitrovicës i vjen keq edhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Qejfli e të dehur, pjesëtarët e këtij misioni nuk e kanë problem të rrinë tërë natën në lokale të ndryshme në veri të Mitrovicës, ku përveç strukturave ilegale, as ata vetë nuk kanë pikë autoriteti.

Kështu u ndodhi të premten në orët e hershme të mëngjesit tre policëve të EULEX’it, të cilët jashtë detyrës ishin dehur e më pas sulmuar nga persona të panjohur.

Rastet kur vetë pjesëtarët e këtij misioni evropian sulmohen në atë zonë të Kosovës janë shpeshtuar ditëve të fundit.

Megjithatë, përveç disa reagimeve të thata dhe deklarimeve se policia ka nisur hetimet, vetë misioni i EULEX’it nuk ndërmerr asgjë, pavarësisht se ka qindra policë.

Kështu, nëse misioni më i madh që Europa ka pasur ndonjëherë nuk ndryshon qasje, atëherë 265 milionë eurot që taksapaguesit e vet japin në vit për të, mund të jenë tërësisht të dështuara.

“Në veri të vendit nuk ka përparim në aspektin e sigurisë. Tre policë të EULEX’it u rrahën atje. Kjo tregon se as vetë EULEX’i nuk ka disiplinë të brendshme sa duhet”, thotë Ramadan Qehaja, një nga ekspertët për çështje të sigurisë në vend.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›