E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fukarenjtë e Ballkanit

Klubet e mëdha kosovare të futbollit kanë buxhet shumëfish më të vogël sesa ekipet kryesuese në Kroaci, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Dinamo Zagreb ka para pesëdhjetë herë më shumë sesa lideri i Superligës, Prishtina. Nga Valdet Hasani më 17 janar 2011 në ora 08:06

Futbolli kosovar ka mbetur shumë prapa në krahasim me vendet e rajonit. Përveç cilësisë dhe infrastrukturës, skuadrat nga vendet fqinje kanë edhe buxhet shumëfish më të madh sesa klubet nga Superliga e Kosovës.

Klubet kryesuese nga elita e futbollit në Kroaci, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Mal të Zi kanë një buxhet vjetor, i cili kap shifrën nga një deri në 20 milionë euro. Ndërsa buxheti vjetor i klubeve më me emër në vendin tonë sillet nga 100 deri në 400 mijë euro.

Nënkryetari i liderit të Superligës, Prishtina, Afrim Muqiçi, tregon se buxheti i klubit bardh e kaltër për një vit është rreth 400 mijë euro.

“Prishtina ka buxhet vjetor nga 350 deri 400 mijë euro. Buxheti i klubit kryesisht mbushet nga xhepat e aksionarëve. Ndërsa një pjesë shumë e vogël e të hyrave vjen nga reklamimi i produkteve në reklamat brenda stadiumit. Kurse të hyrat nga biletat nuk vlen të ceken, sepse janë shumë të vogla”, ka thënë Muqiçi për Express.

Kampioni aktual i Kosovës, Trepça, për sezonin 2010/2011 ka një buxhet më të vogël se Prishtina. Sipas kryetarit të klubit mitrovicas, Nexhmedin Haxhiu, të gjitha të hyrat në klub vijnë kryesisht nga donatorët.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›