Lunacek për zgjedhjet në Kosovë
Ende pa u përmbyllur i gjithë procesi i zgjedhjeve parlamentare ne Kosove, ato kane marre vlerësimin me negativ te mundshëm. Një dite pas konferencës për shtyp, ku paraqiti rezultatet e vëzhguesve te parlamentit europian për rivotimin e 9 janar, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ka shtuar dozën e kritikave ndaj procesit zgjedhor. "Nga këto zgjedhje nuk mund te priten institucione te qëndrueshme dhe parlamentaret e ardhshem duhet ta kenë parasysh se janë zgjedhur nga një proces jo i rregullt. Manipulimi i zgjedhjeve nuk ishte spontan, por i kryer nga grupe te organizuara për këtë qellim," ka theksuar Lunacek ne një interviste për gazetën "koha Ditore" ne Prishtine. Eurodeputetja theksoi gjithashtu se me këto zgjedhje u dëmtua rende imazhi i Kosovës. Ndërsa eksperti kushtetues, Roland Gjoni, i ftuar ne emisionin ZIP, ne Vizion Plus, thekson se edhe ne rastin e krijimit te një qeverie koalicioni, ajo do te përballet me vështirësi shume serioze, Ndërkohë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 61 ankesa nga subjektet politike për rivotimin e 9 janarit në pesë komuna. Numri me i madh i ankesave ne këtë institucion ka mbërritur nga Lëvizja "Vetëvendosje".
Shpërndaje