Reagimet e partive për zgjedhjet në Kosovë
Ende pa u përmbyllur procesi zgjedhor i 12 dhjetorit, disa nga partitë pjesëmarrëse kërkojnë që Kosova të përgatitet për zgjedhje të reja, pasi procesi aktual, sipas tyre, ishte i parregullt dhe dëmtoi imazhin e vendit. Sidoqoftë, për Partinë Demokratike të Kosovës i gjithë procesi, përfshirë edhe rivotimet, vlerësohet se i ka përmbushur standardet demokratike. Për Memli Krasniqin e PDK-së, formimi i qeverise se re do te jete shqetësimi me i vogël për forcën politike te Hashim Thaçit. Por megjithë optimizmin e PDK-së, ankesat e subjekteve politike kanë arritur në atë shkallë sa kontestohet legjitimiteti i gjithë procesit. Lidhja Demokratike e Kosovës insiston që vendi të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vjeshtës, duke krijuar paraprakisht një qeveri gjithëpërfshirëse. Ndërsa për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, votimet e 12 dhjetorit, si edhe rivotimet e 9 janarit, ishin një vrasje qe iu be procesit zgjedhor ne tërësi. Pozicion me neutral ndaj procesit ka mbajtur aleanca Kosova e Re, qe është deklaruar se do te prese certifikimin e rezultateve për te bere komentet e rastit. Ndërsa lëvizja Vetëvendosje deklaron se do te jete një opozite e forte për cilëndo parti qe do te jete ne koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.
Shpërndaje