E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lurë, digjen 300 ha pyje, rrezikohen banesat

Foto Ilustruese

Kurora e Lurës në Dibër vazhdon të jetë e përfshirë  nga flakët që prej një dite më parë. Që prej momentit së rënies së zjarrit, flakët kanë përparuar shumë në drejtim të banesave që gjenden pranë.

Nga të dhënat e para mësohet se flakët kanë djegur më shumë se 300 hektarë pyje.

Terreni i thyer ka bërë të pamundur ndërhyrjen me shpejtësi, ndërsa mbeten të angazhuara për eliminimin e flakëve forcat e ushtrisë me ndihmën e banorëve të zonës. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›