Themelimi i Lidhjes per Drejtesi e Progres ne Vlore

Lidhja për Drejtësi e Progres promovoi Degën e saj në rrethin e Vlorës. Në këtë eveniment, Kryetari i LDP, Elmaz Sherifi, prezantoi Kryetarin e Bordit Drejtues të LDP për rrethin e Vlorës, Arben Paco, Nënkryetare, Ornela Ymeraj, dhe Kryetarin e Bordit të Degës së Bashkisë Orikum, z. Bardhosh Jeminaj. Kryetari i LDP, Sherifi theksoi rëndësinë e organizimit elektoral të LDP, në të gjitha Komunat dhe fshatrat e tyre, si dhe në lagjet e qyteteve të Bashkive Vlorë, Selenicë, Orikum e Himarë. Përfshirja në strukturat drejtuese të LDP i kapaciteteve intelektuale, me vlera të larta morale e profesionale, por të pavlerësuara deri tani, të jetë një nga prioritetet në punën për organizimin e LDP brenda muajit dhjetor në gjithë Shqipërinë, me synim për të organizuar Kuvendin Kombëtar në muajin janar 2013 në Lushnje.