E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja, ecuri rekordesh

lushnjaKryesuesit e kategorisë së parë vijojnë të ecin me hapin gjigand drejt Superligës, por duke thyer dhe rekorde në këtë kampionat

Lushnja është shumë pranë kalimit në elitën e më të mirëve, por ajo ka vendosur edhe rekorde përsa i përket rezultateve të arritur në këtë kampionat. Lushnjarët vijojnë të jenë një ndër ekipet e vetme në pesë vitet e fundit, e cila ka pësuar vetëm një humbje deri në këtë pikë të kamionatit që ajo është aktualisht. Duhet të theksojmë, që Lushnja në fazën e parë ka qenë dhe një nga mbrojtjet më të mira për inferioret e vendeve të ballkanit, ku në 15 ndeshje pësoi vetëm 5 gola.

Duke patur parasysh që ekipi lushnjar i ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet jashtë fushe për shkak të punimeve për rikonstruksionin e stadiumit të saj, mund të themi gjithashtu se vështirësia e këtyre rekordeve ka qenë edhe më e madhe. Tashmë pritet se si do të vijojnë skuadrat në ndeshjet e ardhshme, ku dihet se zakonisht në kampinatin shqiptar ndodhin dhe lëshimë nga më të çuditshmet, sidomos në javët e fundit të kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›