E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, tashmë kundërshtar është vetvetja

partizaniNga Edmond Sufaj

Kryeqytetasit nuk kanë kundërshtarë të rrezikshëm në kalendarin e tyre, që do të thotë se objektivi mund të rrezikohet nga vetë ata

Barazimi i arritur në Pogradec i dha mundësi ekipit të drejtuar nga Hasan Lika, që të mbetet në distancën e pesë pikëve nga kundërshtari i tyre direkt. Skuadra liqenore,tashmë është e vetme në ndjekje të Partzianit, pasi Mamurrasi duket se e ka humbur totalisht interesin për këtë qëllim, të paktë sipas në ndeshjeve të saj të fundit.

Në shtatë javët e mbetura, Partiziani ka kalendar më të favorshëm se sa kundërshtari i saj, faktor që mund të ndikojë drejtpërdrejt në arritjen e objektivit final, ngjitjen në superligë. Në javën e  ardhshme, të kuqtë do të presin Mamurrasin në shtëpi, kundërshtar direkt i tyre, por aktualisht, Mamurrasi është transformuar në një skuadër të dorës së dytë, kjo si pasojë e ndeshjeve të dobëta që skuadra ka realizuar në javët e fundit.

Kjo mund të konsiderohet dhe si ndeshja më e fortë për të kuqtë, pasi në përballjen e fundit me Lushnjen, çdo gjë mund të jetë e zgjidhur përsa i përket objektivave të skuadrave, ku me shumë mundësi ajo ndeshje mund të kthehet në një përballje miqësore. Sipas parashikimeve, në javën e ardhshme, Partizani ka shumë mundësi që të shkëputet sërish nga Pogradeci, pasi kjo e fundit do të ketë një përballje të fortë me kryesuesit e Lushnjes në transfertë.

Kuptohet, Partizani duhet të fitojë me të gjitha mënyrat me Mamurrasit, pasi në këtë mënyrë, skuadra heq qafe një herë e mirë nje kundërshtar direkt. Me këtë vijë logjike, të kuqtë shkojnë në transfertën e Gramshit për javën e 25-të, me shtatë ose tetë pikë diferencë nga ndjekësja e saj më e afër, Pogradeci. Diferencë e cila do të ishte komode për kontrollimin e situatave në këtë aspekt.

Pas transfertës së Gramshit, Partizani do të presë Himarën, e cila me ritmin që ka shfaqur në ndeshjete fundit mund të gjendet në një pozicion komod dhe pa presion për rënien nga kategoria. Në javët në vijim, të kuqtë do të udhëtojnë në Kuçovë, do të presin Kamzën dhe e mbyllin në transfertë ndaj Lushnjes.

Gjithsesi, këto parashikime janë vetëm në letër, pasi futbolli mbart të papritura të shumta. Ajo që duhet theksuar, është se Partziani do të jetë ekipi që do të ketë fatet e saj për kalimin në Superligë, kjo si pasojë e kalendarit dhe shkëputjes me pikë nga vendi i dytë. Në katër ndeshjet e fundit, Partizani ka arritur të marrë 10 pikë, me tri fitore dhe një barazim.

Këto rezultate i kanë dhënë ekipit besimin dhe qetësinë e duhur për ndeshjet në vazhdim. Në ndeshjen e Pogradecit, skuadra luajti mire,  duke e zotëruar totalisht pjesën e parë të takimit, por në pjesën e dytë nuk reflektoi të njëjtën gjë. Gjithsesi, paraqitja në qytetin liqenor ndaj kundërshtarit direkt të tyre ishte e duhura edhe pse skuadra ka serish nevojë për harmonizim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›