Lushnja fiton, barazim në Sopoti-Laçi dhe Bureli-Erzeni

Lushnja vazhdoi serinë e fitoreve duke bërë hapa të rëndësishëm drejt kreut të Kategorisë së Parë. Verdhëjeshilët fituan në shtëpi 2-0 me Gramshin dhe tashmë ndodhen në kuotën e 18 pikëve. Për lushnjarët e teknikut Ilir Gjyla shënuan Gentian Cela në minutën e 3-të, ndërsa Canka dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë (55'). Gramshi pësoi humbje e gjashtë në dhjetë javë dhe të katërtën në transfertë.
Takimi Bureli-Erzeni përfundoi në barazim 1-1. Miqtë nga Erzeni shënuan të parët me anë të Arapit në minutën e 16-të, ndërsa barazimi i burrelsaveë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, kur Gjoka realizoi në minutën e 21-të. Ky është barazimi i parë i Erzenit pas pesë fitoresh rresht, që tashmë ndodhet në vendin e dytë me 20 pikë, kur Besëlidhja e vendit të tretë (18 pikë) ka një ndeshje më pak.
Sopoti-Laci përfundoi në barazim 2-2: Hoxha shënoi për vendast në minutën e 4-t. Lacianët, që tashmë drejtohen nga Ramadan Ndreu pas vetëlargimit të Stavri Nicës barazuan me afrikanin Udeke (20'). Pesëmbëdhjetë minuta më pas, Mustafaj kaloi në avantazh lacjotët pas asistit të dhënë nga Udeke. Barazimin për ekipin e Haxhisë e shënoi Rada në minutën e 67-të.
Të dielën do të zhvillohen takimet:
Bilishti Sport-Pogradeci
Tepelena-Skënderbeu
Tomori-Ada
Turbina-Besëlidhja
Ora 13:30