E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, ndeshja e fundit e gjermanit Shulze?

Vllaznia do të përballet me Teutën në "Niko Dovana" me kujtimin e hidhur të humbjes një javë më parë me Apoloninë, ndërsa futbollistivë ende u "djegin" xhepat nga gjobat e vendosuara nga presidenti shkodran Valter Fushaj, por dhe përjashtimit të malazezit Drazhen Milic. Por, Fushaj gjithmonë me sjelljen e një diplomati të matur, për të motivuar djemtë e tij në ndeshjen e fundit të fazës së parë, si kompesim ka vendosur një premio të "kripur" në rast fitoreje me Teutën e vendit të tretë: 40 mijë lëkë fitorja dhe 20 mijë lekë barazimi.
Ndeshje e vështirë
Veterani i Vllaznisë Suad Lici, autori i golit të vetëm të shkodranëve në ndeshjen e humbur me Apoloninë (1-2) e konsideron të vështirë ndeshjen me Teutës. Ish-lojtari i Kombëtares, pohon se futbollistët shkodranë të udhëhequr nga trajneri gjerman Ulrih Shulze, e kanë vlerësuar seriozish ndeshjen, teksa për formacion e Vllaznisë rikthehen tre forca: Vukcevic, Kotrri dhe Dalipi. Trajneri i Vllaznisë, i huaji i vetëm që drejton në Shqipëri mund ta ketë dhe ndeshjen e tij të fundit në rast dështimi. Paralajmërimi ndaj tij është dhënë
Respekt për kundërshtarët
Teuta morri një pikë të rëndëishme me Kastriotin në Krujë, por duke luajtur në fushën e saj, e ndjen se dhe detyrimi për të fituar në shtëpi është i madh. Trajneri i Teutës, Sulejman Starova ndihet i qetë përpara sfidës nr.135 me shkodranët, ku vetëm mbrojtësi Endri Vrapi, autori i golit të barazimit në ndeshjen me Kastriotin (1-1) është në dyshim. Starova tregon respket ndaj kundërshtarëve duke e vlerësuar si një prej skuadrave më të mira, pavarsisht pozitës të shkodranëve në klasifikim.
Vllaznia, "zonja" e fitoreve
Në 20 takimet e fundit midis Teutës dhe Vllaznisë, nga sezoni 1999-2000, ekuilibri duket i plotë: 9 fitore Teuta (e fundit 3:1), 8 fitore Vllazna (e fundit po 3:1) dhe 3 barazime (e fundit 1:1).
Duke vënë "lupën" në statistikat e përgjithshme midis dy ekipeve, në 134 ndeshje, Teuta ka fituar vetëm 36 herë, ndërkohë që bilanci i Vllaznisë "rëndon" thuajse dyfishin: 64 fitore, kur e fundit i përket gati një viti më parë (3-1, më 12 tetor 2005). Takimi i tyre i fundit është mbyllur në barazim

20 ndeshjet e fundit Teuta-Vllaznia

Sezoni 2005-2006
Vllaznia-Teuta 1:1
Teuta-Vllaznia 3:1
Vllaznia-Teuta 3:1
Teuta-Vllaznia 3:0

Sezoni 2004-2005
Teuta-Vllaznia 3:2
Vllaznia-Teuta 2:0
Teuta-Vllaznia 3:2
Vllaznia-Teuta 6:1

Sezoni 2003-2004
Teuta-Vllaznia 2:2
Vllaznia-Teuta 3:1
Teuta-Vllaznia 1:1
Vllaznia-Teuta 0:2

Sezoni 2002-2003
Teuta-Vllaznia 2:1
Vllaznia-Teuta 2:1

Sezoni 2002-2003
Teuta-Vllaznia 2:1
Vllaznia-Teuta 0:2

Sezoni 2001-2002
Teuta-Vllaznia 1:2
Vllaznia-Teuta 1:0

Sezoni 2001-2002
Vllaznia-Teuta 2:0
Teuta-Vllaznia 1:0
Bilanci: 20 ndeshje, 9 fitore Teuta, 3 barazime, 8 fitore Vllaznia. Golaverazhi 30:32

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›