E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi B: Partizani merr kryesimin në Këlcyrë

Bilishtarët humbasin, por reklamojnë ndeshjen. Turbina dhe Tepelena kërcënojnë të kuqtë

 

Rezultatet e javës së 9-të

SOPOTI NAFTETARI      1-1

TEPELENA ALBPETROL           2-1

DOMOSDOVA – BILISHT SPORT            2-1

DELVINA PARTIZANI   0-2

TURBINA KELCYRA                  3-1

PERMETI MEMALIAJ    2-1

Renditja

1.Partizani               18        5          3          1          10-4

2.Turbina                  17        5          2          2          15-10

3.Tepelena    16        5          1          3          12-7

4.Bilisht S.                 16        5          1          3          13-9

5.Naftëtari                14        4          2          3          14-6

6.Përmeti                  12        3          3          3          11-10

7.Sopoti                     12        3          3          3          9-8

8.Albpetrol   12        3          3          3          9-10

9.Memaliaj               10        3          1          5          8-12

10.Domosdova         10        3          1          5          8-13

11.Delvina                7          2          1          6          7-14

12.Këlcyra                7          2          1          6          6-20

JAVA 10 (04.12.2011)

PARTIZANI – CERRIKU

BILISHT SPORT – DELVINA

ALBPETROL DOMOSDOVA

NAFTETARI – TEPELENA

PERMETI – SOPOTI

MEMALIAJ – KELCYRA

 

Partizanit merr vendin e parë mes tensionit në Këlcyrë

 

Nga Roland Suli

 

Delvina Partizani            0-2 

Shënues: Batha 15 (11-metërsh), Alcani 65

Delvina: Çallari, Çuno, Hakarepi, Boçi, Imeri, Braçulla, Cama (Nasi 80), Myftari, Kasemi, Kotolloshi, Mehmeti. Trajner: A.Guga.

Partizani: Nasufi, Verli, Bozho, Miska, Bleta, Xhafa (Sokoli 55),Gjeçi, Batha, Lleshi, Alcani (Shkëmbi 84), Ahmetaj (Gega 76).

Trajner: M.Pelinxhi.

Gjyqtarë: E.Hala (Memaliaj), R.Malaj, E.Rapi (Vlorë)

Kartonë të verdhë: Çallari, Çuno, Gjeçi, Braçulla, Kotolloshi

Karton i kuq: Kotolloshi

Delvina dhe Partizani u ndeshën në Këlcyrë, pasi fusha e delvinjotëve është e dënuar. Kjo fushë ka qenë me fat për Partizanin, që ka fituar 2-0 dhe ka marrë kren e grupit. Ka qenë një ndeshje e fortë, ku nuk munguan golat dhe kartonët. Rreth 100 tifozë e kanë mbështetur Partizanin gjatë gjithë lojës.

Kronika është e pasur me raste për të dy ekipet. Delvinjotët rrezikojnë me Kotolloshin dhe Mehmetin, por Nasufi grushton. Në minutën e 12-të Batha jep një pasim të gjatë për Alcanin, por topi preket me dorë nga një mbrojtës i Delvinës dhe 11-metërsh. Ka protesta dhe ndërprerje loje për 3-4 minuta. Ka një karton të verdhë për portierin Çallari, ndërsa Batha është i saktë nga pika e bardhë. 1-0 dhe pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Pjesa e dytë kontrollohet nga Partizani, që shënon golin e dytë me anë të Alcanit, i cili gjuan saktë me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Delvinjotët acarohen dhe dalin nga kufijtë e lojës së rregullt, duke u ndëshkuar me kartonë. Dy minuta para fundit Kotolloshi godet me kokë anësorin Malaj dhe ndëshkohet me të kuqe.

Tensioni vazhdon, kur trajneri i Partizanit, Pelinxhi, replikon me një tifoz, simpatizant i Albert Xhanit. Trajneri Pelinxhi ka replikuar ashpër edhe me futbollistin e stolit, Thaka. Ai është larguar disa minuta nga drejtimi i skuadrës dhe sherri ka vazhduar në dhomat e zhveshjes, por në fund ai është parë të bisedojë qetësisht me futbollistin.

Bilisht Sporti dështon në Përrenjas dhe humbet kreun

Nga Sokol Belba

 

Domosdova Bilisht Sport           2-1

Shënues: Rira 23′, Sula 74′ / Xhoga 80′

Domosdova: Asamemi, Rira, Karriqi, Kreka, Shuli, Duka, Allko, Llojku, Polisi (Sula 58′), Skura, A.Lleshi. Trajner: L.Rira.

Bilisht Sporti: Xhelollari, Pere, Xhixha, Tirana, Avdia, Xhoga, Zylyftari, Rushi, Pino, Gjoni (Bejleri 64′), Ametlli. Trajner: T.Meraku.

Gjyqtarë: A.Lleshi (Laç), E.Shehu, B.Beriolli (Tiranë)

Karton i verdhë: Llojku

Domosdova hedh k.o kryesuesit nga Bilishti, duke fituar 2-1 në fushën e saj. Supergoli i Rirës dhe goli tjetër i Sulës i kanë dhënë tri pikët ekipit vendës, që ka ulur me këmbë në tokë bilishtarët. Në minutën e 23-të, me anë të një goditjeje dënimi, Rira shënon një gol spektakolar, duke zhbllokuar rezultatin. Minutat në vazhdim të pjesës së parë janë plot emocione dhe grintë nga të dy ekipet, por gola nuk ka.

Pjesa e dytë është më e bukur. Vendësit shënojnë sërish, kësaj here më Sulën, i aktivizuar si zëvendësues. Ky gol i jep qetësinë e duhur Domosdovës, që mundohet ta administrojë rezultatin. Por bilishtarët shkurtojnë diferencën me Xhogën, duke bërë që 10 minutat e fundit emocionuese. Gjithsesi, vendësit e ruajnë rezultatin dhe në fund marrin tri pikët.

Bilishtarët kanë bërë një reklamim pas ndeshjes me argumentin se Brenda rrethimit të fushës ka pasur tifozë vendës. Ata presin që të marrin fitoren në tavolinë, por do të jenë organet kompetente në FSHF që do të vendosin.

Turbina, tre gola Këlcyrës dhe ngjitet e dyta

 

Nga Artan Paja

 

Turbina Këlcyra  3-1

Shënues: Basriu 22′, Mustafaj 67′, Metaj 81′ / Kamberaj 93′

Turbina: Dyrmyshi, Metaj, Koçi, Saliu (Haxhiu 80), Kamami (Duro 60), Mustafaj, Isaraj, Xhelili, Miraka, Xhafa, Basriu (A.Miraka 79).    Trajner: E.Belshi.

Këlcyra: Konini, Kita (Sadikaj 46), Kule, Xhani, Lame (R.Kamberaj 46), Kuro, Plugu, Kamberaj, Shele (Hadaj 85), Shahini, Spahiu.   Trajner: R.Spahiu.

Gjyqtarë: K.Kola (Vlorë), E.Kuca, E.Halili (Memaliaj)

Kartonë të verdhë: Saliu, Kamami, Lame, Kuro, Plugu, Kamberaj, Shahini

Turbina ka mposhtur në një stadium të tejmbushur ekipin mik të Këlcyrës, teksa ka shënuar plot 3 herë në portën e Koninit. Loja nis vrullshëm nga cërrikasit, të cilët dominojnë gjatë gjithë ndeshjes. Edhe miqtë kanë tentuar të bëjnë diçka, por në disa raste sporadike, madje edhe goli i nderit për ta është shënuar në minutat shtesë nga Kamberaj. Serinë e golave për Turbinën e hap sulmuesi i njohur elbasanas, Basriu, pas një topi të saktë të kapitenit Metaj në minutën e 22-të.

Cërrikasit kanë epërsi dhe raste gjatë pjesës së parë, por Xhelili dhe Kamami nuk e gjejnë rrugën e rrjetës. Pjesa e dytë vjen me freskimet e të dy ekipeve. Vendësit këmbëngulin për ta dyfishuar rezultatin dhe e bëjnë me anë të Mustafajit. Miqtë kërcënojnë me Spahiun, por portieri Dyrmyshi grushton. Goli i 3-të ka për autor kapitenin Metaj, që merr një asist nga Miraka dhe nuk e ka të vështirë të shënojë.

Këlcyra shënon golin e nderit me anë të Kamberajt dhe disa sekonda më pas kryesori Kola sinjalizon përfundimin e ndeshjes. Kjo fitore e ngjit Turbinën në vend të parë para dy sfidave të vështira, fillimisht transfertës me Partizanin dhe më pas ndeshjes me bilishtarët në Cërrik.

Tepelena, tri pikët vijnë nga pika e bardhë

 

NGA ROLAND SULI

 

Tepelena Albpetrol         2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›