E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës shpall proceset që do të gjykohen ditën e sotme



Laureta Rryçi
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës publikon proceset civile që do të zhvillohen ditën e sotme. Gazeta “Albania” u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë procese të kësaj natyre në këtë Gjykatë duke e publikuar të plotë këtë listë gjegjesh. Bashkë me proceset, jepen edhe të dhëna të tjera që janë të rëndësishme për palët që janë në konflikt gjyqësor me njëra-tjetrën. Procesi gjyqësor civil zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Ai fillon në bazë të investimit që i bëhet Gjykatës nga një person fizik ose juridik. Të investosh Gjykatën do të thotë t'i drejtohesh asaj me një kërkesë e cila quhet padi dhe me të cilën kërkon mbrojtjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm, i cili është shkelur ose cenuar nga persona të tjerë. Personi që i drejtohet Gjykatës quhet paditës. Personi i cili ka shkelur ose cenuar të drejtën e pretenduar quhet i paditur. Gjykata, pasi njihet me padinë, kontrollon legjitimitetin e palëve. Të kontrollosh legjitimitetin e palëve do të thotë që të verifikosh nëse padia është ngritur nga personi të cilit i përket e drejta dhe nëse është ngritur ndaj atij që ka cenuar apo shkelur të drejtën. Pas kalimit të kësaj faze, gjyqtari bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim. Kjo do të thotë që ai i fton palët të bisedojnë për të arritur një marrëveshje e cila do të zgjidhte çështjen, duke kënaqur të dyja palët dhe duke shmangur procedurat e mëtejshme gjyqësore. Në rast se kjo gjë arrihet, marrëveshja e pajtimit pasqyrohet në procesverbalin e seancës, i cili nënshkruhet nga palët dhe nga gjyqtari. Mbas kësaj gjyqtari jep vendim për miratimin e pajtimit.

26 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›