E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lushnja zhbllokohet, Apolonia e Tomori triumfojnë në transfertë

Në javën e 15-të të Kategorisë së Parë, e fundit për vititn 2021, u zhvilluan tre takime interesante. Pas gati dy muajsh pa njohur fitore skuadra e Lushnjes arrin një sukses të rëndëisshëm përballë Shkumbinit me shifrat 4-1. Xhymerti në minutën e 41′ do të shënonte golin e parë ndërsa ne pjesën e dytë, Hima dhe dy herë Dedej do të shënonin për vendasit, ndërkohë që realizimi i Onuh për Shkumbinin nuk mjaftoi.

Vendi i 12-të për Lushnjen në kuotën e 14 pikëve. Ndërkohë në dy takimet e tjera Tomori fiton në transfertë përballë Pogradecit me shifrat 3-0. Beratasit ngjiten përkohësisht në vendin e katërt, ndërsa për liqenorët duket se objektivi i tyre është mbijetesa. Takimi tjetër ishte ai mes Vorës dhe Apolonisë. Takimi zhvilluar në Pezë Helmës përfundoi me shifrat 0-2 për fierakët, falë dy golave të Krasniqit.

NDESHJET

22/12/2021

Pogradeci – Tomori 0-3

Lushnja – Shkumbini 4-1

Vora – Apolonia 0-2

23/12/2021

13:30

Besëlidhja – Erzeni

Bylis – Besa

Turbina – Butrinti

Korabi – Tërbuni

Burreli – Maliqi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›