E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kategoria e Parë nuk njeh pushim, duele interesante në mesjavë

Kategoria e Parë tashmë është futur në një fazë interesante. Kur jemi vetëm në javën e 15-të, është mësuar pak a shumë objektivi i skuadrave që kërkojnë promocionin mesin e tabelës dhe mbijetesën. Mesjava do të jetë e gjitha për tu shijuar. Ditën e mërkurë do të luhen tre takime. Duke filluar nga ora 13:30 Pogradeci do të presë Tomorin në misionin për të marrë pikë e për të dalë nga kriza e rezultateve.

Një ndeshje interesante do të jetë ajo mes Lushnjes dhe Shkumbinit, pa harruar edhe takimin Vora-Apolonia. Ditën e enjte do të jenë 5 takime. Bylis i vendit të parë do të presë Besën, me ballshiotët që kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit me Butrintin në fundjavë. Erzeni drejtuar nga Nevil Dede do të luajë në transfertë ndaj Besëlidhjes, ndërkohë që takimet e tjera do të jetë Korabi-Tërbuni, Turbina-Butrinti dhe Burreli-Maliqi.

NDESHJET

22/12/2021

13:30

Pogradeci – Tomori

Lushnja – Shkumbini

Vora – Apolonia

23/12/2021

13:30

Besëlidhja – Erzeni

Bylis – Besa

Turbina – Butrinti

Korabi – Tërbuni

Burreli – Maliqi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›