Kapen 215 kg hashash droga do shitej në Tiranë e Durrës
DURRËS- Rreth 215 kg lëndë narkotike e llojit hashash është sekuestruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar.
Lënda narkotike është sekuestruar në kuadër të një operacioni policor tek Plepat. Policia ka bllokuar dy automjete, një Hundai dhe një benz, të dy me targa të huaja, ndërsa ka arrestuar edhe drejtuesit e tyre, 32 vjecarin Neuland Mici dhe 42 vjecarin Ylli Çako, të dy nga Tepelena. Mësohet se droga, e punuar dhe e paketuar në 200 pako është gjetur në mjetin Hunday.
NEWS24 raporton duke iu referuar policisë, se sasia e lëndës narkotike vinte nga jugu dhe kishte si destinacion tregun e brendshëm, konkretisht Durrësin dhe Tiranën.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kapen 215 kg hashash droga do shitej në Tiranë e Durrës