Pranga 24 vjeçarit, i dënuar më parë për “Vrasje e mbetur në tentativë”

Arrestohet nga policia e Shkodrës një 24 vjeçar. Tonin Mandi rezultonte i dënuar më parë nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg, pasi ishte i dënuar për “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Ndërkaq, duke iu referuar burimeve të policisë, mësohet se 24 vjeçari ishte shpallur më parë në kërkim, dhe finalizimi i këtij oporacioni përfundoi sot në Bushat.