Lehtësirat fiskale për emigrantët, qeveria tërheq premtimet
TIRANE- Qeveria tërhiqet nga premtimet për lehtësi fiskale për emigrantët. Ndërsa kryeministri kishte premtuar përjashtimin tre vjet nga taksat për emigrantët që do të ktheheshin e do të investonin në Shqipëri, pr/ligji i miratuar në komisionin
Parlamentar të Punës e Cështjes Sociale parashikon vetëm informimin e tyre mbi sektorët më atraktiv të ekonomisë. Sipas këtij drafti emigrantët e kthyer vullnetarisht apo me forcë do të përfitojnë edhe disa shërbime të tjera.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punws, Albana Shtylla informon se fëmijëve të emigrantëve të kthyer do u ofrohen kurse dhe kurrikula për njohjen e gjuhës shqipe. Një shërbim tjetër është parashikuar nga MPPT për politikat sociale të strehimit. Element tjetër është dhe për ato emigrantë që kërkojnë të kthehen e investojnë. Në këtë rast Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës do të jetë autoriteti shtetëror përgjegjës që do të orientojë këta emigrantë duke i dhënë informacionin e nevojshëm lidhur me legjislacionin, kushtet, procedurat etj.
Sipas pr/ligjit për të përfituar nga këto shërbime, emigrantët duhet të regjistrohen në regjistrin e emigrantëve i cili do tju dërgohet edhe qëndrave të punësimit. Në sportelet e emigracionit këta shtetas do të përfitojnë shërbimet dhe informacionet që ju nevojiten.
(s.g/NEWS24/Balkanweb)