Presidenti Topi: Krimet e komunizmit duhen dënuar
TIRANE- Në 20 vjetorin e rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri Presidenti i Republikës Bamir Topi përsërit apelin për domosdoshmërinë e dënimit të krimeve të komunizimit dhe se demokracia nuk duhet të ndërtohet mbi themelet e harresës.
Me këtë rast në mjediset e Presidencës u hap fotoekspozita "Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën" si dhe dekoroi me urdhrin "Nënë Tereza" dhe “Medaljen e Mirënjohjes" disa të përndjekur politikë.
Kreu i Shtetit theksoi se "demokracia që ne po përpiqemi të ndërtojmë prej më se dy dekadash nuk mund t'i ketë themelet e veta mbi harresën, aq më keq mbi orvatjet e dështuara për të shpërndarë dhe justifikuar masën e fajit duke tentuar njehsimin e vuajtësve me xhelatët, të të përndjekurve, me inkuizitorët".
"Sot pas 20 vjetësh në demokraci, ne kemi nevojë për të rikujtuar dhe reflektuar- vazhdoi presidenti- Kemi nevojë për heronj pozitivë të historisë sonë kombëtare, për figura me virtyte të vërteta njerëzore dhe me shpirt të lirë e demokratik, nga të cilët brezi i ri duhet të frymëzohet, duke u rritur me atdhedashuri", theksoi Presidenti Topi.
Duke iu referuar përvojës së kombeve të tjera të përndjekura gjatë rrjedhës së historisë, Kreu i shtetit nënvizoi se "shtrembërimi i historisë, harresa apo pluhurosja e qëllimshme e ngjarjeve dhe personazheve historike është një grackë ku nuk duhet të bihet, pasi kjo do të ishte zvetënim dhe dobësim i ndërgjegjes së një kombi dhe kujtesës historike të tij."
Presidenti Topi theksoi se "krimet duhen dënuar, qoftë edhe historikisht. Fajtorët duhen ndëshkuar, qoftë edhe moralisht! Viktimat duhet të prehen në paqe dhe të gjallët duhet të çlirohen një herë e përgjithmonë nga makthet e tyre, të bindur plotësisht se drejtësia është vënë në vend, që falja u është kërkuar sinqerisht".
Kryetari i Shtetit dekoroi me Urdhrin "Nënë Tereza" Adem Allçin dhe Sami Dangëllinë (Pas vdekjes) me motivacionin: “Në shenjë nderimi dhe vlerësimi për qëndresën mbinjerëzore dhe rezistencën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste.”
Ndërsa me "Medaljen e Mirënjohjes" u dekoruan Hyrye Dosti (Kupi), Agron Kalaja, Aqif Selimi, Luan Koka, Luan Myftiu, Islam Spahiu, Shpëtim Stërmasi, Hysen Haxhiu, Naile Capa, Kastriot Bajraktari, etj.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm të persekutuar nga regjimi komunist, familjarë të tyre, përfaqësues të Qendrës Shqiptare për Rehabilitim të Traumës dhe Torturës, Leka Zogu II, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Presidenti Topi: Krimet e komunizmit duhen dënuar