Peqin, dy të plagosur si pasojë e një aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Peqin në fshatin Murras, ndërsa si pasojë e tij, dy persona janë plagosur rëndë.
Ndërkaq, duke iu referuar burimeve të policisë e cila ka mbërritur menjeherë në vendgjarje, mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, konkretisht një kamioni me targa EL 3913 C, i drejtuar nga shtetasi Arkond Caushi, është përplasur me një makinë Benc me targa LU 8001B drejtuar nga shtetasi Mehmet Lila 59 vjec nga Peqini.
Policia tashmë ka nisur nga hetimet, për të zbardhur më tej, nëse aksidenti ka ndodhur për shkaqe të shpejtësisë tej normave të lejuara, apo arsye të tjera.