Lushnje, 'arrest shtëpie' për punonjësen e bankës
Gjykata e Shkallës së parë në Lushnje vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për Ornela Tabakun, ish- punonjësen e një banke të nivelit të dytë në këtë qytet. Tabaku akuzohet për vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit në bazë të nenit 136 të kodit penal.
Seanca gjyqsore e vlerësimit të masës së sigurisë u zhvillua në gjykatën e Lushnjes pa praninë e mediave dhe familjarëve të të akuzuarve.
Përballë gjyqtares Arbena Ahmeti, pala e akuzës përfaqsuar nga prokurori Arben Dyla kërkoi masën arrest me burg, por kërkesa u kundërshtua nga pala mbrojtëse.
Avokati i të pandehurës argumentoi se Ornela Tabaku nuk përbën asnjë rrezikshmëri, pasi është një nënë me fëmijë të mitur. Kërkesa u pranua nga gjykata.
Ornela Tabaku u arrestua nga policia e antikrimit ekonomik tre ditë më parë me akuzën e vjedhjes së të hollave në disa llogari bankare të ndërrmarjeve të rrethit Lushnje si dhe të një personi fizik.