E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy femra tentojnë vetëvrasje me bar miu dhe acid

Fier

Në Fier, dy tentativa vetëvrasjesh janë shënuar 24 orët e fundit. Mëngjesin e së hënës, pranë Spitalit Rajonal të Fierit, është dërguar në kushte kritike për jetën 45-vjeçarja Vera Hajdini, banore e lagjes “Mbrostar Ferko” të Fierit. Gruaja ka rezultuar të ketë konsumuar një sasi të konsiderueshme lënde helmuese për brejtësit. Me gjithë ndërhyrjen mjekësore, gjendja e saj mbetet kritike. Ndërkohë që policia ka mundur të mësojë se Hajdini prej vitesh kishte humbur bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë, gjë që e kishte çuar gruan drejt depresionit. Po dje 16-vjeçarja H.A, banore e qytetit të Fierit ka tentuar t’i japë fund jetës, duke pirë një shishe me acid. E ëma e ka gjetur pothuaj të pajetë të bijën, e cila ndodhet ende në spital në gjendje kritike për jetën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›