E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtatzënia shpëton nga prangat arkëtaren

Lushnjë

Arkëtarja e filialit të bankës private që u ndalua për “vjedhje me shpërdorim detyre” dhe “vjedhje banke”, dyshohet se është shtatzënë. E nëse vërtetohet një gjë e tillë, atëherë masa e sigurisë ndaj saj mund të jetë më e lehtë se arresti. Ky fakt është konfirmuar nga burime konfidenciale brenda Prokurorisë së Lushnjës dhe grupit hetimor, të cilët sot do të paraqiten në gjykatë për masën e sigurisë të 25-vjeçares Ornela Tabaku. “Deri tani, nuk kemi asnjë informacion në lidhje me shtatzëninë e saj, por nëse kjo është e vërtetë dhe e provuar, atëherë do të ketë një lehtësim të masës së sigurisë. E thënë ndryshe, nëse është shtatzënë, nuk do të izolohet, por gjithsesi kjo nuk do të ndikojë fare në hetim apo rezultatin e gjykimit. Deri tani, kemi deklaratën e saj që thotë se jam rreth katër muajshe shtatzënë”, thanë burimet nga Prokuroria e Lushnjës. Nga këto burime mësohet se dokumentacioni zyrtar për arrestimin e 25-vjeçares Ornela Tabaku, me detyrë arkëtare pranë filialit të një banke private, ka mbërritur mbrëmjen e kaluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Pritet që ditën e martë, ora 10:30, të merret masa e sigurisë për 25-vjeçaren Tabaku. Ajo akuzohet për veprat penale të “vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›