Lushnjë, dy të vdekur në një aksident
Dy veta kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Lushnjë. Rreth orës 03:50, drejtuesi i mjetit tip "Range Rover" me targa TR2903L ka humbur kontrollin, për shkak të shpejtësisë, duke u përplasur me blloqet e betonit në rrethrrotullimin e Plugut, në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë. Nga përplasja kanë gjetur vdekjen Kristian Mici, 41 vjeç dhe Emir Sulejmani, 22 vjeç, ndërsa janë plagosur rëndë dy femra që ndodheshin në makinë.