E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, dy në pranga, vodhën kalimtarin

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë dhunuar dhe vjedhur një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur në Maqellarë të rrethit Dibër, ku shtetasit Fatri Xhili, 41 vjeç dhe Astrit Agolli 40 vjeç, kanë dhunuar duke i vjedhur sendet personale, si orë dore, varëse floriri, celularë dhe një sasi të hollash, shtetasin Gani Demiri, nga fshati Herebel i Komunës Maqellarë. Burime nga policia konfirmuan për "Shqip", se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së djeshme dhe dy të arrestuarit kanë qenë të dehur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›