E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne rrezik per jeten kirurgu Ka pesuar demtime ne tru

Punonjësi i RENEA-s, Ardian Dibra, i cili u rrëzua nga shtylla e tensionit, pasi morri pjesë në operacionin e shpëtimit të jetës së të moshuarit Çaush Isaraj, rezulton të jetë në gjendje kritike për jetën. Interesit të "AS", kirurgu, i Spitali Ushtarak, Ali Lila iu përgjigj me detaje duke theksuar se duhet të kalojnë të paktën 24 orë, për t'u dhënë garancia se Dibra është jashtë rrezikut për jetën.

”Në tru ka dëmtime serioze, ka shembje të trurit në disa vende, grumbullime gjaku të vogla që nuk kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale por do të trajtohen me mjekim në reanimacion. Ka dhe një problem tjetër që ka grumbullim të sasive të vogla ajri në mushkërinë e majtë megjithatë është një gjendje serioze që nuk mund të bësh asnjë parashikim 24 orët e para”-tha Lila.

Po kështu në lidhje më 60-vjeçarin Isaraj, mjekët thonë se ai i është drejtuar këtij spitali në gjendje të rëndë depresioni. Pas dhënise të qetësuesve, ai është shoqëruar për t'u marrë në pyetje në polici.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›